Përplasja në Yzberisht, dalin detajet

Mbrëmë një përplasje mes dy të rinjsh ndodhi në zonën e Yzberishtit. Nga sherri i dy të rinjve, mbeti i plagosur 20-vjeçari Klorentin Shehu. Mësohet se dy të rinjtë si fillim janë zënë me grushte me njëri tjetrin, derisa njëri prej tyre nxori  një armë zjarri dhe qëlloi drejt tjetrit. Policia ka hetuar për zbardhjen e ngjarjes dhe nga informacioent thuhet se sherri u bë për shkak të motiveve të dobëta.

‘Pse më sheh’, ka qenë pikërisht motivi i zënkës së dy 20-vjeçarëve. Momentalisht, Klorentin Shehu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku ende po merr trajtim në Spitalin e Traumës.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e kësaj ngjarje, por ende po punohet për kapjen e tij. Deri më tani, policia ka kontrolluar banesën e tij, por në atë moment ai nuk ndodhej aty./real-news.tv