Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ka ironizuar sërish kryedemokratin Basha.
“Përplasjani në surrat llogarinë”, i drejtohet Erion Braçe qytetarëve.
“Një i paturp që nuk di të bëj mbledhje, zbritje, shumëzim e pjesëtim, nuk mund as të tallet me ju e as t’iu zhysë shumë më keq në pabarazi” shkruan ai.
Postimi i Braçes:
Patjeter qe e keni degjuar kete perbetimin e ri ekonomik te Lylzim Bashes; 9% tatim per te tere!
Kaq thote! Nuk sqaron asgje veç kesaj, tipike propagande per tja hedhur gjithkujt! Po ju thote; me 9% tatim do ju bëj të pasur! Po a ju ben? Lesh! Shiheni pak tabelen ne foto; favori fiscal nga tatami mbi pagat 9% është 8.64 miliardë lekë në vit. Po si ndahet?
Urdheroni:
281 000 rroga-punëtorë, edukatorë, mësues, pedagogë, infermierë, mjekë, epidemiologë, farmacistë, policë, ushtarakë, zjarrëfikës, nëpunës të administratës publike etj etj, përfitojnë 3.27 miliardë lekë në vit. 12 800 rroga mbi 150 000 lekë, përfitojnë 4.4 miliardë lekë në vit.
A e kuptoni cfare pabarazie e frikshme eshte kjo?
A e kuptoni qe kjo nuk u ben te pasur juve, te vegjelve e te mesmeve?
Urdheroni edhe nje llogari tjeter;
36.5 miliardë lekë janë të ardhurat nga Tatim Fitimi.
22 miliardë lekë janë të ardhurat nga Tatim Fitimi i bizneseve VIP.
Favori fiscal prej uljes së Tatim Fitimit nga 15%, sot në (% e Lulit është 15.miliardë lekë.
9.1 miliardë lekë prej këtij favori i përfitojnë bizneset VIP, ose 60%.
Keshtu i thyen ne mes ky oligarket?
A e kuptoni tani se ky kerkon te pasuroje nje grusht edhe me te vogel njerezish?
Pabarazia ne ndarjen e te ardhurave e ben cdo vend te padrejte dhe padrejtesia rrenon gjithcka, gjithcka;
Kjo eshte arsyeja qe ju thote vec nje fjali te shkurter;
9% tatim!
Perplasjani ne surrat llogarine!
Nje i paturp qe nuk di te bej mbledhje, zbritje, shumezim e pjesetim, nuk mund as te tallet me ju e as t’iu zhysë shume me keq ne pabarazi!
Pabarazia kerkon adresim;
Adresimi fiskal eshte nje nga aspektet, i rendesishem e qe e ben te dobishem rishikimin e tatimit mbi te ardhurat, tatimit mbi fitimet.