Përplasje derbi mes shqiptarësh në Kroaci

Myrto Uzuni, një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, po shkwlqen nw Kroaci. Java e 20- në Kroaci solli një derbi shqiptarësh me Ismajlin dhe Tahiraj të cilët zbritën në fushe si titullarë për Hajduk Split.

Mbrojtësi kuqezi, i ftuar së fundmi nga Panucci në Kombëtarë, kaloi vendasit në avantazh në minutën e 41-të me një goditje të saktë më kokë.

Si gjithnjë ai që nxjerr Lokomotivën nga halli është Myrto Uzuni. Sulmuesi beratas riktheu baraspeshën me një veprim të bukur në zonë në minutën e 53-te, gol që nuk mjaftoi për kryeqytetasit për të marrë pikë pasi Hajduk shënoi dhe golin e dytë pak minuta më vonë. Për Uzunin ky ishte goli i gjashtë sezonal në kampionat./real-news.tv/