(VIDEO) Përplasje të forta fizike, protestuesit mësyjnë në Kryeministri

Vetëm pak minuta pasi ka nisur protesta e opozitës te Kryeministria, protestuesit janë përplasur fizikisht me policët.

Shumë protestues kanë hedhur shashka dhe kapsolla drejt Kryeministrisë, duke ndezur edhe zjarr përpara zyrës së Ramës.

Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë duke u ngjitur te Kryeministria.

Gjithashtu, ata kanë hqur skelën te porta e institucionit.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë duke larguar protestuesit me ujë dhe më pas kanë përdorur gaz lotsjellës, çka ka detyruar turmën të braktisë gjithë zonën tek Kryeministria.

Ndërkohë, raportohet se ka edhe të plagosur si nga ana e protestuesve ashtu edhe nga forcat e policisë, të pranishme aty për të penguar turmën.

/real-news.tv