Përplasje në Kuvend/ Vasili ‘lëshon’ gojën ndaj deputetit të PS

Ka filluar seanca parlamentare, ku ka pasur një përplasje mes kreu të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Vasili ishte pranë foltores për të folur në Kuvend, ku menjëherë ka drejtuar disa fjalë të ashpra ndaj Manjës.

Ka qenë një përplasje mes tyre, ku Vasili e ka quajtur ‘skizofren’ dhe ‘budalla’.

“Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…do rroj me frikën tënde. Do e mbledhësh këtë. Mbaje standardin”, ishin fjalët e Vasilit.

Pak më parë, pati edhe një incident tjetër, ku opozita me në krye Lulzim Bashën, u ngrit përpara foltores duke iu drejtuar zëvendësministrit, Erion Braçe./real-news.tv