fbpx

Përse “Black Friday” quhet “Black Friday”?

black.jpg

“Black Friday”, me këtë etiketim njihet e premtja e parë e pazareve pas Ditës së Falenderimeve në SHBA. Emrin e ka marrë si pasojë e aksidenteve tragjike që u shkaktuan të premten nga trafiku dhe dhuna.

Në të gjithë botën kjo shënohet si ditë e zbritjeve të mëdha të çmimeve nëpër biznese të ndryshme.

Departamenti i Policisë së Filadelfias i vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar. Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum. E premtja e zezë hap sezonin e blerjeve për festën e Krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri. Zakonisht shkakton trafik makinash dhe shpesh shkakton edhe rritje të krimeve (dhunë dhe vjedhje në përgjithësi).

E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. E mërkura e zezë në 22 tetor 1929 dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh. Që u ndoq nga e marta e zezë ku pavarësisht tentativave të investorëve bursa ra me 11%. Prandaj pronaret dyqaneve donin që ky emër të lidhej në diçka pozitive kështu që i përcaktuan si ditët ku shërbimet dhe produktet që ofronin, njerëzit mund t’i blinin me çmime fare të lira, ku uljet arrinin deri në 70%.

Situata më e rëndë e dhunës e regjistruar nga policia është e premtja e zezë e 2010, ku kishte 10 viktima dhe 111 të plagosur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *