Përse femrat kanë celulit?

BA54E6ED-F9D3-4BFD-A92E-70BE7B4539C4.jpeg

Përgjatë viteve, kemi dëgjuar teori nga më absurdet që përpiqen të shpjegojnë pse gratë kanë celulit.

Lajmi i mirë është se celuliti nuk shkaktohet nga dietat e këqija ushqimore apo nga stili i jetesës.

“Teoria se celuliti shkaktohet nga toksina të bllokuara është një mit,” shpjegon speacialisti i celulitit Georgios Tzenichristos, nga klinka Lipo Therapeia.

“Në të vërtetë, burrat kujdesen më pak për dietat, alkoolin dhe duhanin. Kështu që, me këtë arsyetim, për shkak të konsumimit të lartë të toksinave, burrat duhet të kenë celulit, jo gratë.”

Lajmi i keq është se “grave u zhvillohet celulit si pasojë e indit të dobët lidhës dhe qelizave më të mëdha dhjamore, të dyja të shkaktuara nga hormonet femërore. Nga ana tjetër, burrat kanë inde lidhëse më të forta dhe më pak dhjamë nën lëkurë, prandaj nuk kanë celulit,” shton Georgios.

“Kombinim i lobtheve të mëdha të dhjamit që shtyjnë lëkurën për sipër dhe barrierat e pakta të kolagjenit që t’i rezistojnë presionit, krijon celulitin,” shpjegon ai. Që do të thotë se celuliti është pak seksist.

Por pse kanë gratë qeliza më të mëdha dhjamore?

Kur gratë mbesin shtatzënë, lindin dhe ushqejnë fëmijën, nevojitet një sasi e madhe energjie.

Dhjami i ndodhur në ije dhe kofshë shërben si rezervë ushqimore në rast se laktojmë në të ardhmen e afërt.

“Rritja e përqindjes së dhjamit në trup nuk do t’i bëjë aspak mirë celulitit tuaj,” thotë dr. Edwin Anthony, drejtor i EA Clinic.

Për të pakësuar celulitin, “qartazi duhet të pakësoni madhësinë e lobtheve dhjamore dhe të rrisini nivelin e kolagjenit në lëkurë,” thotë Georgios, “që në praktikë përkthehet në më shumë aktivitet fizik, më pak kalori dhe më shumë ushqime që shtojnë kolagjenin si perime, barishte dhe proteina.” Gjithashtu, shmangni kontraceptivët hormonalë për të parandaluar dobësimin e mëtejshëm të indit lidhës dhe zmadhimin e qelizave dhjamore.”

Faktorë të tjerë përfshijnë plakjen, që domosdoshmërisht sjell në shprishjen e kolagjenit në trup.

“As qarkullimi i dobët i gjakut nuk është gjë e mirë,” thotë Dr. Edwin.

“Do të thotë se merrni më pak vlera ushqyese dhe lëkura dobësohet e qelizat dhjamore ngjiten në sipërfaqje. Si dhe, ekspozimi i tepërt ndaj diellit i pakëson elasticitetin lëkurës dhe e bën celulitin më të dukshëm.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303