28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Përse kujtohen ish-ët të shkruajnë sms gjatë festave të fundvitit?

spot_img

Një studim i 2017-s i publikuar në “Mashable” shkruante se, festat i bëjnë njerëzit më të mërzitur ose të stresuar, gjë që ndikon në arsyen pse njerëzit dërgojnë mesazhe.

Trendi i quajtur “Marleying” nënkupton që ish-i shfaqet nga hiçi duke u kujtuar me një mesazh urimi për festat.

Nga ana tjetër ky mesazh na detyron që t’u përgjigjemi. Të injorosh mesazhin e ish-it gjatë vitit është gjëja më e thjeshtë, por gjatë festave situata ndryshon.

“Washington Post” i quan të gjitha përzierjet e këtyre ndjenjave si një shenjë e sezonit të marrëdhënieve nostalgjike, të frymëzuar edhe nga fotot e çifteve në Instagram.

Festat na vendosin në këtë ekstazë fantazie, ku mendojmë se çdo gjë është kaq e lumtur.

Nëse nuk jemi të lumtur në aspektin e dashurisë për momentin, kalojmë këto ndjesi”, thonë seksologët.

Ndoshta nuk ka ndonjë shpjegim të saktë pse na shkruajnë ish-ët, por është një veprim i mirë t’i shmangni./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat