fbpx

Përse maji ishte kaq i ftohtë? Flasin shkencëtarët

19_08_2016_moti_640x330_33723-640x330.jpg

Muaji maj i këtij viti do të futet në histori si një nga më të këqijtë nga pikëpamje meteorologjike, për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Temperaturat “polare” në të vërtetë u shoqëruan nga shira të forta, breshëri, bora dhe lumenj të fryrë, të gjitha dukuri që na bëjnë të harrojmë motin e mirë.

Për të kuptuar arsyet prapa këtij moti “të çmendur” kanë folur dy ekspertë në terren: Dr. Marina Baldi, UOS menaxhere e Institutit të Biometeorologjisë të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (Ibimet – CNR e Romës) dhe President i Shoqatës Gjeofizike Italiane dhe Profesor Adriano Mazzarella, drejtor i Observatorit Meteorologjik të Universitetit të Napolit Federico II. Ja çfarë thonë ata.

Studiuesja Baldi ka treguar se edhe në të kaluarën kemi përjetuar mot të ftohtë gjatë majit, siç janë ato të viteve 1957, 1987 dhe 1991, megjithatë ajo e këtij viti po paraqitet si një anomali e vërtetë. Për më tepër, siç është thënë nga profesor Mazzarella, ne jemi rreth 4 ° C nën mesataret e regjistruara ndër vite.

Çfarë është ky i ftohtë dhe nga se shkaktohet?

Të dy shkencëtarët e vënë gishtin në vorbullën polare (ose vorbullën e arktikut) që zakonisht mban ajër të ftohtë të mbyllur mbi 60 gradë gjerësi në veri, në rajonin polar të planetit. Diçka ka dobësuar “gardhin” që bllokon daljen e ajrit të ftohtë me presion të ulët , duke krijuar një rrjedhje tw ajrit tw ftohtw që ka goditur Evropën Qendrore.

Një nga aspektet interesante qëndron në faktin që temperaturat tepër të larta po përjetohen në anët e “autostradës: së ajrit të ftohtë, siç janë ato të regjistruara në ditët e fundit në Rusi dhe Gadishullin Iberik (Spanja dhe Portugalia).

Profesor Mazzarella u përqendrua në një teori interesante të lidhur me dobësimin vorbullës polare dhe rrjedhjes së ajrit të ftohtë në Europë. Përgjegjës për këtë valë të acartë mund të jetë Dielli, ose më mirë mungesa e aktivitetit të tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303