fbpx

Përse nuk u shpall asnjë ditë zie për viktimat shqiptare? Ja si u përgjigj kryeministri Rama

edi-rama4.png

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave se pse qeveria shqiptare nuk shpalli ditë zie për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 44 qytetarë, shumica e të cilëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Një nga komentuesit, të cilit Rama edhe i është përgjigjur, e akuzon për mungesë respekti ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në replikën e tij shefi i qeverisë shqiptare thotë se “respektin per shqiptaret e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!”

Komentuesi: Kryeminister as nje far respekti per ne shqiptaret e Maqedonis kjo esht turpi me imadh ne gjith historin e kombit shqiptar arsyen tregoma dhe je nje nder me te pa interesesuarit kjo esht Turpi me imadh trego arsyen ne qofse ke

Përgjigja e Ramës: une i kam shprehur ngushellimet qysh ne mengjes heret sapo mora lajmin e keq te tragjedise, nderkohe qe kam qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet e Shkupit per te mesuar se kur e si do te zhvillohet, nese do te zhvillohet nje ceremoni zyrtare lamtumire per viktimat! Keshtu qe fjalen turp le ta mbaje kush e perdor pa pike lidhje, ndersa respektin per shqiptaret e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303