fbpx

Përse po qarkullojnë pamjet me flokët e qethura zero të Selena Gomez?

Një foto e këngëtares, Selena Gomez me flokët e qethur zero po bën namin në rrjetet sociale.

Fansat mendojnë se këngëtarja e ka rruar kokën gjatë izolimit.  Fotoja është shpërndarë nga 6,000 vetë dhe ka pasur rreth 50,000 pëlqime.

Shumë njerëz po pyesin nëse ajo është e vërtetë, por jo!

Fotoja e Selena Gomez me kokën e qethur zero është një fotomontazh.

Menjëherë pasi u bë virale, e njëjta faqe i informoi të gjithë se fotot ishin false.

Imazhi i bërë me photoshop, u bazua në paraqitjen e Gomez në Festivalin e Filmit në Kanë majin e kaluar.