Teksa pritet që së shpejti të vijë në jetë vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle, çifti ka nisur kërkimet për emrin që do t’i vendosin. Ka pasur dyshime se çifti do e pagëzonin vajzën me emrin Diana në ndër të princeshës së ndjerë,por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë pasi Meghan dhe Harry e dinë që ajo do të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe nuk duan të jetë nën presion gjithë kohës.
“Ka shumë pak shanse që vajza e tyre të quhet Diana. Nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen.
Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin ata janë përballur deri tani.”, ka thënë një burim pranë çiftit për Page Six.

