Përse shteti shqiptar lejoi një antishqiptar të madh të futej në kufi?!

download-5.png

 

Fillimisht u njoftua se ishte ndaluar në kufi dhe nuk ishte lejuar që të hynte në territorin shqiptar por antishqiptari më i madh, Babis Harallamb Karanathano, na shfaqet në Bularat.

I qetë dhe i pa ngacmuar nga askush ekstremisti dhe ultranacionalisti grek na shfaqet në pamjet që na vijnë live nga ajo që në fakt do duhet të ishte thjesht një ceremoni normale mortore dhe që u shndërrua në një manifestim me thirrje antishqiptare.

Por si mundi që Karathano të jetë në Bularat? Çfarë ndodhi? Befas u shndërrua nga një rrezik i madh për sigurinë në një qytetar normal që mund të lëvizë i lirë? I shpëtoi policisë apo autoritetet shqiptare janë dorëzuar përballë presionit të një autoriteti më të madh?

Ende janë të paqarta se si një njeri, me CV-në e tij të larmishme dhe shumë të pasur me aktivitete kundër Shqipërisë dhe interesit tonë kombëtar, ka arritur të jetë atje sot dhe qetësisht ta na bëjë karshillëk para kamerave shqiptare dhe greke.

Shteti shqiptar duhet të japë një sqarim në lidhje me këtë. Këtu nuk cenohen thjesht ndjenjat e shqiptarëve sepse me ngjarje të tilla kërcënohet siguria jonë kombëtare, interesi ynë kombëtar.

Në Greqi nuk lejohen të hyjnë nëna, baballarë, gjyshër e gjyshe çame që nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa të qajnë të parët e tyre. S’kërkojnë asgjë më shumë sesa të prekin pragjet e tyre. Ndërsa shteti shqiptar nuk është i aftë të ndalë një ekstremist që kërkon zjarr mes dy vendeve.

Pamjet që na kanë ardhur para disa kohësh nga Veriu i Kosovës, ku shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç iu tregua vendi, do të ishin domosdoshmëri edhe në këtë rast.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303