Përse u liruan ekstremistët e ‘Vorio-Epirit’?!

4-1.jpeg

Arrestimi i 12 ekstremistëve grekë të arrestuar dje në orët e pasdites i dha sadopak dinjitet gjithë sjelljes së shtetit shqiptar në atë turp që u konsumua në Bularat. Dinjiteti normal i një shteti sovran ishte e pakta që mund të pritej.

Por fatkeqësisht ndodhi ajo që ka gati 30 vite që e përjetojmë çdo ditë. Pas vetëm pak orësh të shoqëruarit janë lënë të lirë. Një inferioritet skandaloz nga ana e autoriteteve shqiptare, përkundrejt presionit të atyre të vendit fqinj.

Akte huligane, ultra-nacionaliste, që përçojnë urrejtje, që cenojnë sigurinë dhe bashkëjetesën mes njerëzve, thirrje raciste të ndaluara me ligj. Këto ishin vetëm disa prej asaj që këta të shoqëruarit, që na janë liruar sot, kanë bërë dje në Bularat dhe rrugës për kthim në Greqi.

Ka vetëm një pyetje sot nga ne për shtetit tonë, për autoritet që janë aty për ta qeverinë me dinjitet dhe krenari Atdheun tonë dhe bëjnë krejtësisht të kundërtën.

Nëse gjithçka ndodhi dje në Bularat do të kishte ndodhur në cilindo shtet të Evropës, në Greqi po e po, a do të ishin liruar ata njerëz kaq thjesht, pa i hyrë gjemb në këmbë? Nëse disa dhjetëra ekstremistë do të kishin bllokuar rrugën në Greqi apo në ndonjë vend tjetër a do të ishin liruar ata pa dhënë llogari ‘një për një’ për shkeljet ligjore?

Dhe të mendosh që ligji në Shqipëri parashikon dënim deri në 10 vite për thirrje ekstremiste dhe përçim urrejtje mes njerëzve. Por jo, për grekët. Ato as 10 orë nuk i bënë në komisariat.

Cili do të ishe reagimi i grekëve, francezëve, italianëve, gjermanëve, apo i kujtdo populli tjetër evropian? A do ta toleronin ata një sjellje kaq të turpshme?! E sigurt është që me qindra mijëra do të ishin mbledhur në sheshet e qyteteve të tyre për t’i kërkuar llogari shtetarëve, që vetëm të tillë nuk u treguan. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303