fbpx

Përshëndetje ushtarake edhe në Francë. Turqit s’duan t’ia dinë, i hedhin “benzinë zjarrit”

064712878-bcec0027-1bcc-4d41-9b1a-badbf94df102-1.jpg

Futbollistët e përfaqësueses së Turqisë nuk heqin dorë nga përshëndetja ushtarake, një veprim që i referohet ndërhyrjes ushtarakisht të shtetit të drejtuar nga Recep Taip Erdogan në Siri. E bënë pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë, në Stamboll, e ribënë në Paris, pas barazimit ndaj Francës.

Një veprim që ka nxitur polemika të shumta, por nuk ka tërheqje nga futbollistët turq. Mesfushori i Milanit, Calhanoglu, deklaroi: “E mbështesim 100% kombin tonë.”Por ka edhe nga ata sportistë elitarë me origjinë nga Turqi, që dalin hapur kundër Erdoganit. Basketbollisti i famshëm Enes Kanter, që luan në NBA në radhët e Boston Celtics e që ka rrezikuar disa herë që të arrestohet, sërish ka mbajtur të njëjtin qëndrim në Twitter.

“Nuk i shoh dhe nuk flas prej 5 vitesh me prindërit e mi. Kanë burgosur babanë tim. Vëllezërit e mi nuk arrijnë të gjejnë punë. Më kanë hequr pasaportën. Kanë nxjerrë një mandat arresti ndërkombëtar për mua. Familja ime nuk mund të largohet nga vendi. Çdo ditë marr kërcënime me vdekje. Kanë tentuar të më rrëmbejnë në Indonezi. LIRIA NUK ËSHTË FALAS.”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303