Përshkallëzohen protestat në Hong Kong, policia gjuan me plumba gome

Mijëra protestues vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin që lejon ekstradimin e të burgosurve në Kinë.

Protestuesit rrethuan ndërtesat qeveritare, duke bërë që situata të tensionohet edhe më shumë me kalimin e orëve.

Ata gjuajtën në drejtim të policisë me mjete të forta dhe piroteknike.

Policia ka gjuajtur me plumba gome dhe ka përdorur gazin lotsjellës si përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Kritikët e projektligjit përmendin përdorimin e supozuar të torturës në sistemin gjyqësor kinez.

Pas këtyre zhvillimeve, Këshilli Legjislativ në Hong Kong e ka shtyrë leximin e dytë të projektligjit.

Ky Këshill kontrollohet nga forca politike që janë pro-Pekinit.

Pavarësisht protestave, qeveria ka thënë se do të vazhdojë planet për të lejuar ekstradimin në Kinë.

Ky projektligj pritet të miratohet me 20 qershor.

Hong Kongu ishte një koloni britanike nga vitit 1841 derisa sovraniteti u kthye në Kinë më 1997.

Kushti për dorëzim të sovranitetit ishte marrëveshja e Ligjit Themelor, një mini-kushtetutë që i jep Hong Kongut autonominë e gjerë.

Sipas parimit “një shtet, dy sisteme”, Hong Kong ka mbajtur pavarësinë gjyqësore, legjislaturën e vet, sistemin e tij ekonomik dhe monedhen.

Pekini ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes./real-neews.tv/