PAK kërkojnë takim me Ramën: Ku i ke premtimet?

Personat me Aftësi të Kufizuar sot kanë dalë në një protestë përpara kryeministrisë.

Protesta është organizuar nga Shoqata e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve dhe kërkojnë takim me Ramën.

Ata i kërkojnë kryeministrit Rama të mbajë premtimet.

“Duam rimbursim ilaçesh dhe rritje të pensionit”

“Na premtove kthimin e ligjit për rimbursimin e energjisë elektrike, ku është?”

Lër një koment