Personazhet e famshëm bojkotojnë njëherësh rrjetet sociale

celebrity-facebook.jpg

Personazhe të njohur kanë vendosur të bojkotojnë rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Pavarësisht se ky vendim është dukur i çuditshëm, pas tij ka një arsye të fortë.

Të famshmit kanë bërë të gjithë të njejtën gjë për të rritur ndërgjegjësimin kundër urrjtjes dhe në platformat sociale.

Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio, Michael B Jordan etj janë ndër emrat e njohur që kanë qenë pro këtij bojkoti. Leonardo DiCaprio u shpreh se ai ju bashkua kësaj fushate për t’ju bërë thirrje të gjithë përdoruesve të Instagramit dhe Facebook që të protestojnë amplifikimin e urrejtjes, racizmit dhe shkatërrimit të demokracisë.

Lëvizja e quajtur #StopHateForProfit (ndalni urrejtjen për përfitime) kërkon që të gjithë njerëzit të ndalin së përdoruri rrjetet sociale për 24 orë, sepse sipas saj Facebook nuk po bën sa duhet për të ndaluar gjuhën e urrejtjes në këtë platformë.

Në muajin korrik e njëjta lëvizje bindi qindra organizata për të ndaluar reklamimin në Facebook, Instagram dhe Whatsapp. Facebook është shprehur se do të reformojë monitorimin e gjuhës së urrjetjes, duke emëruar një ekzekutiv të ri të lartë për të mbikqyryr çështjet e të drejtave civile.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303