“Forbes” ka bërë sërish bilancin e pasurisë së Kim dhe Kanye West.
Sipas “Forbes”, kompania e Kim “KKW Beauty” është ndërmarrja më fitimprurëse për momentin. Që nga vera e vitit 2018, Kim ka fituar 100 milion dollarë të ardhura dhe ajo zotëron 100 përqind të saj.
Kur Kim lançoi produktin e bukurisë “Crème Coutur Kits” ajo arriti të shiste plot 300 mijë të tilla brenda 2 orëve që kushtonin nga 48 dollarë. Dhe nëse bën një llogari të thjeshtë, ajo për 2 orë fitoi gati 14 milion dollarë
Kim Kardashian nuk fiton vetëm nga kompania që ajo ka. Ylli i reality show fiton mjaftueshëm edhe nga Instagrami. Mjafton të përmendim që për vetëm një postim të “Fashion Nova” në Instagram, Kim fitoi 1 milion dollarë.
“Forbes” shkruan se pasuria totale e saj e deklaruar arrin shifrën 350 milion dollarë.
Nga ana tjetër, Kanye West ka bërë një pasuri të “frikshme” nga karriera e tij e suksesshme muzikore, por edhe nga linja e tij e modës “Yeezy” që është jashtëzakonisht fitimprurëse.