fbpx

Përzgjedhja e degëve nga maturantët, një muaj kohë për të vendosur, ja si të aplikoni

Të gjithë maturantët kanë gati një muaj kohë që të vendosin për degën që ata duan.

Por si do plotësohet formulari A2?

Zakonisht, që të shmanget rënia e rrjetit, aplikimi bëhet sipas qyteteve përmes një kalendari që pritet të publikohet paraprakisht. Më pas, janë universitetet ato që hartojnë listën e fituesve bazuar në rezultatet e katër provimeve dhe ato të gjimnazit. Si çdo vit, ekspertët e arsimit kanë hartuar manualin shpjegues me procedurën e aplikimit hap pas hapi. U-albania është portali, nga i cili do të bëhet aplikimi dhe maturantët do të duhet të ndjekin në vazhdim për të marrë në kohë të gjitha njoftimet.

Që në hyrje të faqes, opsioni “Aplikimi A2/A3” është butoni që i çon drejt përfundimit të procesit. Gjithë çfarë duhet të mbajnë mend maturantët janë tre numra disashifrorë: ID e maturës, numri i identifikimit dhe kodi i faturës së pagesës së kryer në bankë (prej 2 mijë lekësh).

Ndërsa sesionet kryesore që janë në parantezë përpara se të qarkojnë dhjetë preferencat që duan, janë tre: informacionet personale, ai i aplikimit dhe seksioni i faturës. Ky i fundit është shumë i rëndësishëm.

Fillimisht, nga portali shkarkohet fatura me kodin unik 6-shifror për arkëtim, dhe vetëm pasi të jetë konfirmuar pagesa pranë mbikëqyrësit të shkollës, mund të vazhdohet më tej me plotësimin e preferencave. Në tabelën e preferencave, përzgjidhet fillimisht universiteti, më pas dega e dëshiruar deri në dhjetë herë.