Përzgjedhjet e talenteve në kryeqendrat europiane, 280 të rinj në lupën e FSHF

seleksionimi.jpg

Sektori i ekipeve kombëtare, ka përfunduar seleksionimet jashtë vendit këtë fundjavë, në Gjermani më 14 dhjetor dhe Danimarkë më 15 dhjetor, ku 280 të rinj ishin në lupën e FSHF.

Në përzgjedhjen e zhvilluar në Frankurt të Gjermanisë, morën pjesë 150 futbollistë të datëlindjes 2002-2006. Ditën e djeshme në Kopenhagen janë seleksionuar 130 futbollistë po të njëjtës datëlindje. Me këto 2 shtete, Federata e Futbollit përfundon ciklin e seleksionimeve jashtë vendit për këtë vit.

Talentët e rinj do të jenë në vëmendjen e FSHF, jo vetëm në kryeqendrat evropiane, por edhe në Shqipëri, pasi do të vijojnë këtë javë sërish në vendin tonë. Pjesë e këtij stafi vëzhgues të seleksionimeve kanë qenë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303