fbpx

Pesë deputetë të PS do të dorëzojnë mandatet

rama-grupi-i-ps.jpg

Ditën e nesërme, ashtu siç njoftoi dje Kryeministri Edi Rama do të shpallet lista me 61 kandidatë të PS-së dhe aleatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit nga ana e PS.

Nga informacionet e marra deri më tani 5 deputetë të mazhorancës do të lënë Kuvendin për të marrë në drejtim pushtetin lokal.

Pesë deputetët që do të ‘braktisin’ Kuvendin janë Pjerin Ndreu në Lezhë, Flamur Golemi në Gjirokastër, Ilir Xhakolli në Pogradec, Rakip Suli në Kamëz dhe Nuri Belbaj për Përrenjasin. Këto janë emrat e sigurt ndërkohë që flitet edhe për shumë të tjerë. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303