Pesë fuqitë botërore do të diskutojnë me Iranin

iran.jpg

Në një kohë kur tensionet midis Iranit dhe vendeve perëndimore janë në nivelet më të larta pesë fuqitë botërore do të diskutojnë me përfaqësues të Iranit në fund të muajit korrik, si pjesë e përpjekjeve për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila synonte të frenojë planet e Teheranit drejt pasurimit të uraniumit, që shërben për krijimin e armës bërthamore.

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, do të takojnë përfaqësuesit e Iranit, në Vjenë më 28 korrik.

Përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen, janë ndërlikuar në javët e fundit, pas tensioneve ndërmjet Londrës dhe Teheranit, të cilat u shkaktuan nga kapja e një cisterne iraniane jashtë Gjibraltarit dhe konfiskimi i mëvonshëm nga ana e Iranit të një cisterne të naftës me flamur britanik në ngushticën e Hormuzit.

Kujtojmë se Teherani ka shkelur marrëveshjen duke rritur nivelet e uraniumit. Ata thanë se e kanë ndërmarrë këtë vendim si kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë dalë nga marrëveshja me Iranin, pasi kanë vlerësuar se ajo i mundëson pajisjen me armë bërthamore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303