fbpx

Peshk dhe bulmet mos i kombinoni kurrë!

29b5b67050bf8767c0a7cb522e09e658.jpg

A keni dëgjuar dhe ju se kombinimi i peshkut me bulmetin është i dëmshëm për shëndetin? Disa here dhe që të helmon?!

Si çdo shprehje popullore (që asnjëherë nuk thuhet pa shkak) edhe ky konstatim është deri diku i vërtetë.

Por mos u shqetesoni! Nuk do të helmoheni nëse do konsumoni peshkun ose frutat e detit me bulmet.

Peshqit dhe frutat e detit (sidomos midhjet, ostriket, karkalecat) janë shumë të pasur me hekur.

Bulmeti nga ana tjeter si kosi, qumështi, djathi, etj, përmban një sasi të lartë të calciumit.

Është vërtetuar shekncërisht se hekuri konkuron me calciumin në receptorët e qelizave intestinale (të zorrës) e për pasojë, kur konsumohen të dyja në të njëjtën kohë, asnjëra nuk arrin të përthithet.

Nese ju konsumoni peshk ose një ushqim tjetër të pasur me hekur, përpiquni ta shmangni një ushqim me calcium sic janë bulmetrat, në mënyrë që vakti juaj me gjithë makro dhe mikro nutrientët të përthithet efektivisht nga trupi! /real-news.tv

Burimi: Fitfood.al

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303