‘Peshq në rrjetën e drejtësisë’, Balla flet për…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka thënë se Gjermania mbështet negociatat me Shqipërinë.

Pas përfundimit të takimit me Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë Christian Lange, Balla tha se asnjë forcë politike nuk mund të mbajë peng reformën zgjedhore.

“Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën e një reforme të thellë të kodit zgjedhor të republikës së Shqipërisë dhe se rekomandimet e ODIHR janë të domosdoshme.

I pyetur nëse ka kërkuar Gjermania peshq në rrjetën e drejtësisë, Balla përgjigjet:

“Në histori gjithmonë fillimi i bisedimeve ka qenë çështje prioritetesh. Shqipëria ka një avantazh me vendet e tjera, kapitulli 23 dhe 24 janë të domosdoshme dhe jo pa qëllim hapjen të para dhe mbyllen të fundit. Pa dyshim që procesi i fillimisht ka disa çështje që janë imediate. Më falni duhet të kuptojnë që funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me numra funksionarësh. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga drejtësia.

I pyetur nga gazetarët nëse Reforma Zgjedhore, një kërkesë kjo e BE-së, do të bëhet qoftë edhe pa pjesëmarrjen e PD-së, Balla tha se “Dëshira jonë ka qenë që reforma të zhvillohen së bashku. Ne do vijojmë të kërkojmë konsensus të PD. Do të kemi edhe një tryezë me qëllim që partitë të shprehin edhe këndvështrimin e tyre”.

Sa i përket krizës politika, Balla tha se bojkoti i institucioneve nuk duhet të ndodhë më.

Bojkoti qoftë ai i institucioneve apo zgjedhjeve nuk të çon asgjëkund. Unë besoj se nuk ka më parti politike në vend, politikanë të vrapojnë pas rrugës së bojkotit. Jemi të gatshëm me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare të bashkëpunojmë në dobi të reformës zgjedhore në një proces të rëndësishëm integrim.