fbpx

Petrit Vasili: Etilda zero rol në Reformën në Drejtësi, por rol kryesor si falsifikatore!

petrit_vasili.jpg

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili bëri një reagim në lidhje me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në lidhje me rolin e saj në Reformën në Drejtësi. Vasili shprehet se Gjonaj nuk ka asnjë rol në këtë reformë, ndërsa thekson se rolin e vetëm ka falsifikimin e dokumenteve për ti rrëmbyer kompetencat Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Madje, Vasili citon dhe një opionin të Komisionit të Venecias, që sipas tij, këshillonte që Ministria e Drejtësisë të mos kishte asnjë karrige në qeverisjen e gjyqësorit.

Petrit Vasili: Etilda, pra Ministrja e Drejësisë, ka zero rol në Reformën në Drejtësi. Zero është roli i Ministrisë së Drejtësisë dhe ky zero rol është përcaktuar qartë në të gjitha ligjet e Reformës në Drejtësi.

Këto ligje të cilët janë të shkruar në shqip dhe anglisht, mund ti lexojnë pa problem edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët, bile edhe ambasadorët…!! Komisioni i Venecias ka qenë asgjësues në opinionin e tij për Reformën në Drejtësi dhe kërkonte prerë që Ministria e Drejtësisë të mos kishte asnjë karrige në qeverisjen e gjyqësorit dhe në asnjë nga institucionet e reja të gjyqësorit. 

Ja çfarë thoshte Komisioni i Venecias. 

“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.

Ndërsa si super falsifikatore në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese Etilda ka vërtet rol kryesor. Falsifikimet e saj janë jo vetëm shumë të rënda, por njëherazi edhe shumë të trasha. Dokumentet flagrante të falsifikimit kriminal, për rrëmbimin e kompetencave të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari më i fundit. 

Ndaj mbi Etildën rëndojnë 4 vepra penale, për të cilat ajo është e kallëzuar në SPAK. Çdo alibi mbështetje për falsifikatoren e qeverisë në emër të reformës në drejtësi është asgjësimi i qëllimit të vetë reformës, për drejtësi të barabartë për të gjithë duke filluar nga ministri e deri tek qytetari më i thjeshtë. 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303