Petrit Vasili paralajmëron shqiptarët të ruhen nga Kryeministri

Screenshot_10-5.jpg

Petrit Vasili thotë se në administratë po bëhen punësime pa meritë duke shigjetuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, apelon i shqetësuar që shqiptarët të mos ofrojnë besueshmëri dhe të tregohen vigjilentë para kryeministrit Edi Rama.

Mes tjerash, kreu i grupit të LSI-së dënoi ashpër deklaratën e shefit të qeverisë, i cili përmes një posti në rrjetin social e quajti “Kazan” edhe Zërin e Amerikës.

“Është shumë e qartë se gjithçka që dëgjoni nga kryeministri është një mashtrim dhe një demagogji. Në investigimin e VOA doli qartë se militantë, që kishin kërkuar  të punësohen se si fituan vendet e punës. Punësimet i ka partia dhe ky demagogu me deklarata tërësisht histerike të mbushura  me pasion, gënjen shqiptarët. Tashmë nuk ka asnjë shqiptar si nuk e ka të qartë si dita e diellit.

Ka vetëm një pikë të paqartë, çfarë bën Prokuroria dhe pse nuk nis hetimet. Po të ishte një Prokurori korrekte duhet të kishte nisur, por është e kapur. Ky kryeministër i pacipë quajti dhe VOA, një dritare që shqiptarët kanë parë shpresën guxoi ta quajë kazan. Ne kemi një batak, që quhet Edi Rama dhe qeveria e tij.  U përsëris me dashamirësi të hapni sytë përpara këtij mashtruesi.”, tha ai.

scroll to top