fbpx

Petrit Vasili rikthen në vëmendje dosjet 184 dhe 339 dhe lëshon deklaratën e fortë

petrit_vasili.jpg

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetin spocial Facebook, ka rikthyer në vëmendje dosjet 184 dhe 339 teksa thotë se hetimi i tyre është kusht i pakalueshëm për hapjen e negociatave.

Postimi nga Petrit Vasili

Hetimi i dosjeve 184 dhe 339 eshte kusht i pakalueshem per hapjen e negociatave ! Rama ben sikur e harron.

Nuk ka faj se eshte edhe ai brenda!

Ne nuk harrojme! BILD nuk harron! Bashkimi Europian nuk harron! Berlini nuk harron!

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, deklaron se Grupi i Partive Popullore Europiane vlerëson arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri ai thekson: “ne gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve që të punojnë drejt përmbushjes së të gjitha 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë para se të nisin negociatat e pranimit.

Këtu theksojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303