28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Petrit Vasili: Skandal!! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë

spot_img

Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur ligjin për mënyrën se si ka organizuar mbledhjet e saj.

Kjo, pasi dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale, KLGJ e KLP nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

STATUSI I VASILIT

Skandal!! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë.

KLP në mënyrë skandaloze shkel ligjin e funksionimit të vet.

S’ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë pasi:

Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

KLP të ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve të reja.

Çdo gjë e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor.

KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN!!! (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat