fbpx

Petro Koçi bën paralajmërimin e fortë: Sa të gdhihet dita do të…

800-0-605b0a08a8699.jpg

Zv.Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka thënë se Partia Socialiste do të triumfojë në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘7pa5’, Koçi tha se krahasuar me listat e kundërshtarëve, kandidatët e PS janë dinjitozë.

Është një vlerësim i madh, një mirënjohje e drejtpërdrejtë për kryeministrin. Përtej konfliktit të interesit se unë jam pjesë e listës, është një listë fituese, dinjitoze, përballë listave të PD-LSI. Ka avantazhe të mëdha, krijojmë një avantazh të thellë përballë kundërshtarit. Emrat janë me përvojë parlamentare, shtetërore, politike dhe në marrëdhënie me elektoratin. Emri im në atë listë është një nder i veçantë.

Gjithashtu Petro Koçi, që është i dyti në listën e Fierit, numëroi punët që sipas tij, PS ka bërë në Fier dhe nuk nguroi të shprehte edhe vlerësimet e tij për kryeministrin Edi Rama.

“Nuk ka një të dytë si ai përsa i përket shpirtit punëtor. Sa të gdhihet dita, të nisë burri me punët dhe deri në mesnatë, në kantiere, me shumë dinjitet dhe fitimprurje. Ky është modeli punëtor i Edi Ramës.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303