fbpx

Petro Koçi i kthehet PD-së ndaj akuzës për Xhaçkën: Në kohën tuaj helikopteri përdorej për Miss-e, sebepe dhe videoklipe këngëtarësh

595d6e53dd880036b081144839a4228e_L.jpg

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar në emër të MM lidhur me akuzat e PD, se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkuar për fushatë në Dibër, me helikopterin e FA.

Kryetari i PS në Fier i quan trillime akuzat e PD, duke i kujtuar kohën kur helikopteri përdorej për transport Missesh, për sebepe apo videoklipe këngëtarësh.

Me anë të një shënimi në facebook, Koçi thotë se prej 2013-ës e këtej, helikopteret e FA-së nuk janë përdorur kurrë as për të transportuar në fushata ministra e kryeministër siç ndodhte në kohën e Berishës president apo Berishës kryeministër!

 

“Ngulmon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara. Meqë s’bën dot gola, i është dedikuar autogolave. Pa pikë turpi partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura.

Këta të rinjtë e pudrosur e të katapultuar në karrige vetëm për të folur, pa ditur se ç’thonë, duhet të mësojnë të shkuarën e familjes politike ku militojnë. Është koha që PD të kërkojë falje dhe jo llogari.

Është koha që PD të ndalojë intrigën e të fillojë vetërrëfimin!” -shprehet ai në rrjetin e tij social.

 

.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303