Pezullim aktiviteti dhe gjoba, ç’ndodhi në 24 orët e fundit me bizneset?

445996d2bcbba8477536289c1fa9bc85_L.jpg

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka publikuar një njoftim në lidhje me masat që janë marrë ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar rregullat. Bëhet me dije se janë gjobitur 2 biznese gjatë 24 orëve te fundit.

Ndërkohë, mësohet se janë bërë së fundmi 1 708 inspektime për masat ndaj COVID-19.

Njoftimi :

Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1708 inspektime për masat ndaj COVID-19.
Janë vendosur:
▪2 masa për pezullim aktiviteti
▪2 masa administrative me gjobë
➡Mbi 86 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjenës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303