Pezullimi i Mynyr Konit, zgjidhet rektori i ri

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka emëruar ditën e sotme rektorin e ri të Universitetit të Tiranës.

Pas pezullimit të Mynyr Konit, Ministria e Arsimit ka vendosur që postin e rektorit ta mbajë Bernard Dosti.

Dosti deri më tani ka mbajtur postin e zëvendës rektorit të UT, por detyrën e re do ta mbajë deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Mynyr Koni u shkarkua nga detyra e tij për motivacionin: ‘Shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës’./real-news.tv