Pezullohen 5 zyrtarë policie, abuzuan me një person të komunitetit LGBT

Pesë zyrtarë policie të Kosovës janë pezulluar nga puna pasi abuzuan me një person të komunitetit LGBT.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nisi hetimim paraprak pas publikimit të një videoje fillimisht në portalin “Kallxo.com” (me titullin “Policia e Kosovës abuzon me personin që e akuzon se është pjesëtar i LGBTI”) e pastaj e njëjta video është publikuar edhe në portale të tjera.
Hetimet janë për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas nenit 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Kallxo.com publikoi dje një video e cila tregonte mënyrën e trajtimit nga ana e disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës të një pjesëtari të komunitetit LGBTI.

Dy persona të cilët ishin ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, e cila kishte eskaluar në kanosje me thikë. Personat e ndaluar derisa merren në pyetje nga policët brenda stacionit policorë në Prishtinë, rrëfejnë ngjarjen e cila i çoi ata të dy në stacionin e policisë. Në video shihet teksa njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e kanosur me thikë. Arsyeja pse ia kishte marrë ato para, siç dëgjohet në video, kishte të bënte me një marrëveshje që dy të ndaluarit kishin pasur paraprakisht për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të 10 eurove.

Lër një koment