Pezullohet nga detyra prokurori i Gjirokastrës

prokuroria-krimeve-renda-770x439_c.jpg

Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli është pezulluar nga detyra ditën e sotme, pasi dyshohet për korrupsion. Këtë vendim e ka marrë Prokuroria për Krimet e Rënda. Për të është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’

Nga ana tjetër, krimet e rënda vendosin ‘arrest me burg’ për dy persona të tjerë, të cilët janë Ernest Duro dhe Ervin Hysaj. Për këta të dy dyshohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Çoçoli është akuzuar edhe herë të tjera për korrupsion. Ai ka kërkuar 1 mijë euro nga prindërit e një vajze të mitur të rrëmbyer./real-news.tv

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedicmin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç.
Ne kuader te ketij procedimi penal, ne daten 24.01.2019 Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin nr.12 date 24.01.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda per caktimin e masave te sigurimit personal te karakterit shtrengues  “arrest ne burg” per shtetasit nen hetim Ervin Hysaj dhe Ernest Duro te dyshuar per vepren penale te “korrupsionit aktiv te gjyqtareve dhe prokuroreve kryer ne bashkepunim me njeri tjetrin” dhe Ernest Duro dhe per vepren penale “Deklarata te rreme perpara oficerit te policise gjyqesore” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal
Kurse per te getuarin Spartak  Çoçoli, i dyshuar per vepren penale te “Korrupsionit pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funkionareve te tjere te drejtesise”, parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal eshte nxjerre masa e sigurimit personal e karakterit shtrengues “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore” dhe masa e sigurimit personal e  karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik” parashikuar nga nenet 234 dhe 242 te K.pr.P.

scroll to top