‘Piktori’ pretendon se është i ‘infiltruari’ i “ByPass Show”?

rudinaa-1.png

Edlir Reka, 20 vjeçari i cili u shtir si piktor me famë botërore pasi u ftua në emisionet “Ftesë në 5” në Top Channel dhe “Rudina” në televizioni “Klan”, paska qenë duke aktruar?!

Së fundmi Edliri ka publikuar diçka në llogarinë e tij në Instagram ku tregon se ai ka qenë i “inflirtuar” nga televizioni “Vizion Plus” nëpërmjet emisionit “ByPass Show” nga Agim Bajko.

Sipas Edlirit, gjithçka ka ndodhur me dijeni të plotë për të provuar nivelin e gazetarisë në Shqipëri.

Ai shprehet se nëpërmjet këtij roli, vërtetoi sesa “përtokë është gazetaria shqiptare”.

Stafi i “Bypass Show” e ka marrë përsipër këtë shpjegim duke e shtjelluar rastin në puntatën e djeshme ku u sqarua se Edliri ishte i infiltruari i tyre.

Ende mbetet e paqartë se përse Edliri nuk e sqaroi kur u ftua për herë të dytë nga Rudina Magjistari në emisionin e saj.

Edliri nuk tregoi asgjë mbi inskenimin e gjithëkësaj loje dhe mbetet ende e dyshimtë pasi asgjë nuk është vërtetuar me video apo foto të takimit të tyre rreth një vit më parë sikurse edhe pretendon Edliri./real-news.tv

Për më tepër ndiqni videot:

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303