Piktura e Monet shitet për një çmim rekord

Një pikturë e piktorit francez Claude Monet është blerë për 110,7 milion dollarë, në një ankand nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në New York.

Monet e mbaroi këtë pikturë në 1890, si pjesë e serisë së quajtur “Meules” duke përshkruar kështu jetën rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë.

Shitja rezulton gjithashtu rekord edhe sepse është hera e parë që një pikturë impresionisti kalon shifrën e 100 milionëve.

Piktura ishte nxjerrë në ankand për herë të fundit në 1986, kur arriti shumën 2.5 milionë dollarë.

Deri atëherë, piktura ishte në duart e një familjeje që e kishte blerë atë drejtpërdrejt nga tregtari i kontraktuar nga artisti, prej gati një shekulli.

Blerësi raportohet të ketë kaluar 5 oferta të tjera në ankandin e zhvilluar, megjithatë “Sotheby’s” e la anonim emrin e tij./real-news.tv/