fbpx

‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand në Gjermani

105589307_052170283.jpg

Pesë piktura që thuhet se janë pikturuar nga kreu nazist Adolf Hitler kanë dështuar të shiten në ankand në Gjermani.

Shtëpia e ankandit Weidler kishte vendosur një çmim fillestar prej 45,000 euro.

Ankandi u mbajt në Nuremburg, qyteti gjerman dikur i njohur për tubimet masive të Hitlerit ku nazistët kryesorë u gjykuan më vonë për krime lufte.

Akuza për falsifikim dëmtuan ankandin dhe kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly u shpreh se akuzat lanë një “shije të keqe”.

Në ankand gjithashtu dolën edhe sendet që thuhet se ishin në pronësi të diktatorit, duke përfshirë një vazo dhe një karrige me thurje në krahët e saj.

Nën sundimin e Hitlerit (1933-1945), Gjermania naziste filloi Luftën e Dytë Botërore, duke ndjekur një politikë që rezultoi në vdekjen e rreth gjashtë milionë hebrenjve dhe dhjetëra miliona civilëve dhe luftëtarëve të tjerë.

Shfaqjet publike të simboleve naziste janë kundër ligjit në Gjermani – përveç në disa kontekste, të tilla si për arsye arsimore ose historike./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303