20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Piloti surprizon ish-mësuesin e tij në avion, videoja emocionuese

spot_img

Një pilot i Turkish Airlines ka surprizuar në mënyrën më të bukur të mundshme mësuesin e tij, që ishte në bordin e avionit.

Një video e bërë virale në Twitter tregon se si piloti konstaton se mësuesi i tij ndodhet aty dhe teksa pasagjerët e tjerë shohin, skuadra e kabinës ecën drejt mësuesit me një buqetë me lule.

Mësuesi i cili mbetet gojëhapur dhe shumë i kënaqur nga surpriza shpërthen në lot.

Ai pranon lulet dhe pasagjerët e tjerë duartrokasin.

Ai përqafon dhe përshëndetet me të gjithë pilotët dhe i falënderon ata.

Në video duket gjithashtu që edhe pasagjerët emocionohen me momentin e bukur që përfundon me pilotin, që përqafon ish-mësuesin e tij.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat