fbpx

Pipero: Nëse vazhdon kështu do na duhet spital Covid 2

pipero-1585163234.jpg

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse rastet vazhdojnë me këto ritme, atëherë do të lindë nevoja për një spital Covid 2.

Në një lidhje me Skype me edicionin e lajmeve në Ora Neës ai shtoi se janë 4 pacientë në terapi intensive. Pipero tha se mjekimi në vendin tonë është po ai që përdoret edhe në vendet e tjera.

“Nëse rastet me koronavirus vijnë me këto ritme atëherë, do të lindë nevoja për të kaluar në skenarin e dytë, për të hapur spitalin Covid 2. Dua të ritheksoj se OBSH nuk ka një protokoll anti-covid, por ka një protokoll simptomatike. Situata e të sëmurëve tanë është shumë dinamike. Ne kemi momentalisht 4 pacientë në terapi intensive. Ndërkohë, eksperience e vendeve të tjera, ka modeluar një protokoll ende të pa miratuar nga institucionet ndërkombëtare, me trajtimin me oksigjeno-terapi. Janë porositur medikamente të tjera. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se mjekimi është ai që përdoret edhe në vendet e tjera”, tha mjeku Pipero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303