fbpx

Pipero tregon të rejat e fundit nga spitali Infektiv: 66 të shtruar janë në situatë…

Doktori i njohur Pëllumb Pipero  ka treguar mbrëmjen e sotme të rejat më të fundit nga spitali infektiv. Pipero tha se gjendja në spitalin infektiv paraqitet komplekse.

“Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar.

Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë. Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trimi është ai që qëndron në shtëpi”- tha Doktor Pipero në  një lidhje skype në Open në Top Channel.