fbpx

“Pis, palaço”. Qytetari nxorri videon ku e shante Kryeinfermierja, reagon Anika Dokle: E vërteta është ndryshe, s’jemi të gjithë ‘Tirja’

mjeke-2.jpg

Shefja e Qendrës së Gruas në maternitetin “Koço Glozheni”, Anika Dokle ka reaguar menjëherë në Facebok pas videos së publikuar nga një qytetar i cili pasi ishte paraqitur në Maternitetin e Ri me gruan e cila ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore ishte konliktuar me kryeinfermieren për shkak të vonesës së kësaj të fundit.

Dokle thekson se ngjarja nuk ka qenë ashtu siç u raportua, por ka qenë vetë qytetari që ka tentuar të qëllojë stafin mjekësor, pasi donte të hynte pa radhë me pretendimin se kishte urgjencë.

Më tej ajo shkruan se qytetari ka fyer dhe ka sharë me fjalor rruge, pasi njerëzit i identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren”.

Dokle ka thënë se për rastin është njoftuar policia dhe qytetari është shoqëruar jashtë institucionit.

Postimi i plotë:

Port(h)alet dhe vreri ndaj bluzave të bardha…

(reflektim pas parjes së një videoje të fragmentarizuar, në dukje qëllimisht)

Pasi thyejnë disiplinën epidemiologjike në spital dhe shtyjnë punonjësit e security-s, me pretendimin se kanë urgjencë(pa patur asnjë nevojë për shërbim urgjence), pasi refuzojnë të zbatojnë rregullin spitalor të pritjes sipas radhës, fyejnë, shajnë me fjalor rruge, identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren”, i agredojnë edhe fizikisht ata, arsye për të cilën njoftohet edhe Policia e Shtetit(rasti në video ka dhunuar fizikisht mjeke dhe infermiere e më pas është shoqëruar nga policia jashtë institucionit, gjë që nuk tregohet në video), gjejnë terren nëpër port(h)ale për të publikuar në mënyrë të pjesshme këtë marrëdhenie të deformuar prej kohësh.

*Video-n e plotë e disponojnë kamerat e sigurisë së spitalit.

Falë shembujve kriminalë në disa spitale, është thyer keqazi besimi edhe për spitalet ku u shërbehet mirë pacientëve.

Zot, ruaji bluzat e bardha!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303