fbpx

Pistë e re për vrasjen e policit, po kërkonin të arrestonin Xhulio Vokrrin, Aldo Rama tentoi të pengonte arrestimin e shokut duke qëlluar me armë

autori-e1632826518743-1.png

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Lezhën ditën e sotme, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Saimir Hoxha.

Bëhet me dije se policët së bashku me shefin e krimeve në Lezhë kishin shkuar për të arrestuar Xhulio Vokrrin, i cili akuzohet se dy javë më parë plagosi me armë shtetasin Paulo Bushi (Ndoj).

Shefi i Krimeve në Lezhë është shprehur se ishin së bashku me efektivin e ndjerë Saimir Hoxhën në këtë operacion  për arrestimin e Xhulio Vokrrin.

Ai ka thënë se ishin në dijeni se Vokrri shoqërohej me Aldo Ramën, autori i dyshuar i vrasjes së policit.

Policia kishte shkuar për t’i dhënë fund arratisë së Xhuljo Vokrrit, kur kanë hasur rezistencë të shokut të tij, 21 vjeçarit Aldo Rama.

Nuk është ende e qartë si ka ndodhur përplasja mes policit dhe 21 vjeçarit, por ky i fundit ka qëlluar me armë. Ku plumbi në zemër ka rezuktuar fatal për të.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303