Pitoni 1.5 metra del nga tualeti, pickon 59-vjeçaren

Një 59-vjeçare nga Australia është pickuar nga një gjarpër në tualet.

Ajo ka rrëfyer momentin e frikshëm, ku thekson se po kryente nevojat personale, kur ndjen një pickim në pjesën prapa trupit.

Helen Richards u frikësua kur pa pitonin 1.5 metra në tualetin e saj.

Menjëherë ka marrë trajtim 59-vjeçarja, por fatmirësisht gjarpri nuk ishte helmues.

Helen Richards ndihet më mirë nga mjekimi, pavarësisht tmerrit që përjetoi kur pa pitonin në banjën e saj./real-news.tv