Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë gati një dhuratë për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Mediat serbe raportojnë se presidenti Vuçiç do t’i dhurojë shefit të Shtëpisë së Bardhë një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.

“Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, shkruan “Novosti”.
Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të takohen me Trump sot në 11:00 të mëngjesit me kohën lokale.

