Pjesëmarrja e ulët në votime, Rama ‘nxihet’ nga inati, ja ç’tha në mbledhjen e Kryesisë

Zbardhet mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u mbajt mëngjesin e sotëm në selinë rozë. Sipas burimeve, mësohet se socialistët kanë bërë analizën e votave të 30 Qershorit, ku duhet thënë se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e ulët.

Në mbledhjen e Kryesisë kryeministri Rama ka folur për 30 qershorin dhe procesin që pason.

“Do kemi mbledhje dhe analiza me asambletë e ps në çdo bashki. Diskutim për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiakë dhe kryetarëve të rinj. Pas këtij proceci do të kete asamble të PS-së brenda korrikut”, bëjnë me dije burimet.

Rama ka preferuar që të mos flasë lidhur me propozimin e presidentit Meta, për zgjedhje të parakohshme në 13 Tetor.