Plagë të rënda, 16-vjeçarja “shkul” faqen e shoqes se i mori të dashurin

Rrahja brutale e shoqes dhe kafshimi në faqe i ka kushtuar 16 muaj burg, Danielle Gaffar.
Kjo e fundit, sulmoi Kyra Strachan, pasi po dilte në takim me ish të dashurën e Gaffar. Ngjarja e rëndë ndodhi në një klub nate në Dundee, kur dy protagonistet ishin në moshën 16-vjeçare.

Gaffar, tashmë 19-vjeçare goditi me grushta dhe kafshoi në pjesën e faqes Strachan, që po vuan prej tre vitesh një shpërfytyrim të shoqes së saj. Strachan i duheshin tetë qepje për eliminimin e plagës, që i ishte shkëputur në copë mishi.