Plagosen dy efektivë në Orikum, humbën kontrollin e motorrit dhe…

f4349d30a2957db055b2e3a658f2c28e_L.jpg

Dy efektivë të repartit Shigjeta në Policinë e Shtetit janë plagosur ditën e sotme. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Orikum.

Raportohet se dy efektivët kanë humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë janë përplasur. Menjëherë janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Vlorës.

Identiteti dhe gjendja shëndetësore e tyre nuk bëhen ende me dije.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303