fbpx

Plagoset infermieri i departamentit të Urologjisë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është qëlluar me thikë një infermier.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Ndaj rastit ka reaguar edhe Shoqata e Infermiervë të Kosovës të cilët e kanë dënuar rastin.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.