Plagoset me kaçavidë i riu, në gjendje të rëndë

policia.jpg

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Bilisht, si pasojë e një sherri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00, kur shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur kaçavidë shtetasin B.L, 23 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë konfliktit ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303